Nga Panajot BOLI
Në Qendrën Kulturore’Katina Papa” të Livadhjasë, Bashkia e Finiqit organizoi një veprimtari kushtuar Ditës së Gruas.

Promotor i veprimtarisë ishin bashkëpunimi i tri shkollave , Finiq, Mesopotam e Livadhja. Mekete rast, duke bashkërenditur punën me drejtoritë e shkollave dhe ZA, ishte shpallur një konkurs për krijimet me të bukura të nxënësve në poezi, ese, pikturë me temën për ditën e nënës dhe gruas. Një juri me specialistë përcaktoi punimet me të mira dhe ndanë çmime të shoqeruara me dhurata.




Veprimtarinë e hapi drejtori i ZA Finiq-Dropull Ziso Lluci,i cili foli për rolin dhe vendin qe zë figura e gruas në familje e shoqeri.Gjithashtu ai përgëzoi për masivitetin dhe punën mjaft të mirë të nxënësve në punimet e tyre individuale krijuese në poezi, ese , pikturë duke nxjerrë në pah talentet e reja dhe punën cilesore qe behet në shkolla në zbulimin, përkrahjen dhe mbeshtetjen qe marrin. Lluci falenderoi gjithashtu edhe bashkinë për këtë bashkëpunim dhe përkrahje qe u jeop shkollave sidomos nxenësve qe kanë prirje krijimtarie.
Grupet e valleve të shkollës Mesopotam e Livadhja, me kostume popullore, elektrizuan sallën me vallet e kengët e tyre të bukura .
Salla duatrokiti me ngrohtësi violiniste Alisja Hysi dhe Ervisa Ahmeti të shkollës së Mesopotamit, si dhe pianisten V. Gudi të Livadhjasë. .Recitimet e nxënësve me talent duke filluar nga kopshtet ku mori pjesë edhe Dermishi; krijuan një atmofere festive.
Në fund juria shperndau çmimet me dhurata për krijuersit më të mirë. Drejtori i ZA Ziso Lluci dorëzoi të nxënësja e shkollës 9-vjeçare Mesopotam Theotiana Nathanaili Çmimin e Parë, për poezi./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI