Bashkia e Sarandes nenshkroi se fundi Memorandumin me GIZ gjerman për “Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomisë ricikluese”

Gjate prezantimit dhe nenshkrimit te dokumentit nga kreu i bashkise Adrian Gurma, ka qene i pranishem per palen gjermane drejtuesi i Projektit të GIZ Hermann J.Plumm.

Duke iu referuar ketij momenti bashkepunimi Gurma u shpreh : “Me drejtuesin e Projektit të GIZ “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese” z.Hermann J.Plumm nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit dhe diskutuam mbi projektin, duke shënuar një stad të ri bashkëpunimi dhe partneriteti, çka do të bëje të mundur përçimin e përvojave më të mira nga pala gjermane dhe në të njëjten kohë përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së sherbimeve në këtë sektor.“
Burime te radios “Saranda” ne GIZ (Bashkepunimi ekonomik nderkombetar i qeverise gjermane), bene te ditur se me firmosjen e ketij Memorandum bashkise Sarande i hapet mundesia e mbeshtetjes financiarisht te projektit per menaxhimin e integruar dhe te diver-sifikuar te mbetjeve urbane.

Hermann J.Plumm, prej dhjete vitesh drejton projektin e GIZ ne Shqiperi.

Ne harkun kohor te rreth nje dekade , projekti i GIZ ne Sarande eshte I pari project me financime te huaja qe do te zbatohet ne bashkine turistike bregdetare.///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI