Bashkia ka nisur me hapin e pare punën për krijimin e një Orkestre Frymore për fëmije dhe të rinj.
Institucioni i Bashksie u ka bere thirrje pasionanteve te muzikes te moshave 8-14 vjeç per t’u perfshire ne audicionet perkatese ne periudhen 22- nentor 20 dhjetor 2021.
Bashkia beri te ditur për të gjithë fëmijët 8 – 14 vjeç, që duan të jenë pjesë e Orkestrës Frymore të Qytetit, se audicionet hapen nga datat 22 nëntor deri më 20 dhjetor 2021. Mesohet se do te jete Qendra Kulturore e Fëmijëve qe drejtohet nga Genti Xuxi dhe nje grup profesionistesh, qe do te prese të interesuarit, instrumentiste te ardhshem te orkestres frymore te qytetit, çdo dite në oraret 09:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.
Idea e orkestres Frymore per femije ishte nje nga çeshtjet qe Kryebashkiaku Adrian Gurma bisedoi pak kohe me parë me drejtoren e TOB , Zana Cela ne kuader te nje bashkepunimi afatgjate te Bashkise me kete institucion kombetar te kultures dhe artit./SARANDANNEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI