Bashkia e Sarandës vlerësoi sot me Çertifikatë Mirënjohje 14 vjecarin Ediliano Huna, kampion kombëtar i notit, nxënës i shkollës 9 vjeçare “9 Tetori” në Sarandë.


Në një ceremoni të organizuar në këtë rast në shkollë, ku merrnin pjesë nxënës , mësues, trajnerë dhe zyrtarë bashkiakë, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh: “ Ne kemi ardhur për të vlerësuar një shokun tuaj i cili ka nderuar veten. familjen, shkollën dhe qytetin, duke u shpallur kampion ne Kampionatin Kombëtar te Notit.”

Gurma duke përmendur emrin e kampionit të ri, iu drejtua nxënësve se “Është shembulli dhe modeli më i mirë për ta ndjekur të gjithë ju. Shumë respekt dhe mirënjohje për kontributin tënd, Ediliano!. “
Duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve të nxënësit kampion, Gurma vuri në dukje se “Jam i sigurt që shembulli i Edilianos do të ndiqet edhe nga të tjerë.”
Më pas, ai i dorëzoi nxënësit kampion një Çertifikatë Mirënjohje për talentin në fushën e notit, si sport identitar në Sarandë dhe bashkëngjitur më të, edhe një stimul si vlerësim material .


Gjatë kësaj ceremonie përshnedetënn edhe drejtoresha e shkollës Manushaqe Mero, gjyshi i nxënësit kampion, Petrit Huna, trajnerët e notit, etj,.//sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI