SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Ceremonia Uji i Bekuar, të rinjtë hidhen në det për të nxjerrë kryqin

Paraditen e sotme në Sarandë, besimtarët ortodoksë kanë kremtuar ditën e Ujit të Bekuar ku u organizua hedhja e kryqit në det.Qindra besimtarë si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut.

Ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, e cila nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore.Telemak Papas ishte i riu mes 6 personash që arriti të kapte kryqin në ujë.Dita e sotme 6 Janar, simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.///

error: