Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka marrë pjesë sot në një aktivitet në Sarandë ku certifikohen operatorët e parë të aktiviteteve detare.Ai theksoi se “turizmi detar, një turizëm i një potenciali të lartë që duhet të zhvillohet si në gjithë vendet mesdhetare. Kemi krijuar lehtësirat më avantazhuese në rajon, për regjistrimin e mjeteve lundruese me flamurin shqiptar”.
Në fjalën e tij, Klosi tha se se brenda harkut kohor të 5 viteve do të kemi një biznes komplet të ri, biznesin e detit, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë prezent në Shqipëri”.
“Investimet që po bëhen këtu në Sarandë, porti i ri i Vlorës, Himarës, porti shumë i madh i Durrësit dhe ai i Shëngjinit janë mundësi të arta që dhe në Shqipëri të fillojë një biznes i ri, biznesi detar”, tha Klosi.
“Është një politikë që pandemia e frenoi, por nuk arriti ta bllokojë dhe ja ku jemi sot në Sarandë ku biznesi shqiptar me iniciativën e tyre të fortë po bëjnë investime të rëndësishme. Sot jemi në një strukturë të re si operator i ri turistik të turizmit detar, i cili i ofrohet ofertës turistike të Sarandës, jo vetëm për të shëtitur në brigjet e Sarandës, por si një atraksion turistik duke organizuar aktivitete gjatë natës në det. Ndihem shumë mirë që bashkë me plotësimin e kuadrit ligjor, me dhënie e certifikatave të para të operatorëve turistikë detarë ne të kemi dhe inaugurimin e dy anijeve të reja në gjirin e Sarandës të cilat janë një atraksion shtesë për turizmin. Sot ne ndajmë 5 certifikatat e para të operatorit turistik të detit”, tha Klosi. /ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI