Drejtuesi politik i PS-s ne Qarkun e Vlores, Damian Gjiknuri e ka falenderuar serish publikisht kolegun e tij deputetin Alket Hyseni per kontributet e tij ne Parlament si dhe gjate kesaj fushate elektorale.
Te njejtin vleresim ka bere se fundi per Gjiknurin, deputeti Alket Hyseni gjate nje emisioni televiziv ne pergjigje te nje pyetje me insinuate te drejtuesit te emisionit per doreheqjen e tij nga lista e kandidateve ne Qarkun e Vlores.
Gjate mbledhjes se Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës ku jane prezantuar kandidatët për deputetë, Anila Denajn dhe Niko Kuri., Gjiknuri pasi ka shprehur bindjen e plote se Denaaj dhe Kuri do te jene pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke përfaqësuar denjësisht Bashkinë e Sarandës, eshte fokusuar edhe te kolegu i tij.
“Falenderova gjithashtu Alket Hysenin për punën e bërë, angazhimin parlamentar dhe bashkëpunimin tonë gjatë 4 viteve që po mbyllim.”
Sipas drejtuesit politik te Qarkut dhe krahut te djathte te Rames “25 Prilli do të shënojë rezultatin rekord në Qarkun e Vlorës me fitoren e 9 mandateve”.///SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”