Kandidatja sociialiste per deputete nuk mund te linte jashte axhendes se takimeve edhe Filialin Universitar te Tiranes ne Sarande.


Kandidate me nr 4 e Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët e Filialit të Universitetit të Tiranës, në Sarandë, se duhet të orientojmë të rinjtë drejt nevojave të tregut të punës.

“Në një bashkëbisedim me pedagogët e Filialit të Universitetit të Tiranës, Sarandë. Edhe gjatë mandatit të 3 do të mbështesim arsimin, si sektor prioritar.-vuri ne dukje Denaj pas ketij takimi.
“Do të nxisim zhvillimin e teknologjisë dhe ideve inovatore për t’i vënë në shërbim të zhvillimit të rajonit,” shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.
Sipas Denajt, “Objektivi ynë i përbashkët, është të orientojmë të rinjtë në bazë të nevojave të tregut të punës, por dhe ekonomisë, veçanërisht asaj blu.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI