Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Sarandë. Policia njofton se është goditur me sende të forta avokati Mario Mejdi. Tre persona ende të paidentifikuar i zunë pritë një automjeti tip “Mercedez Benz” dhe pasi kanë thyer xhamat, e kanë nxjerrë jashtë 39-vjeçarin dhe e kanë rrahur me shkopa bejsbolli.
Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se 39-vjeçari ishte me profesionin avokat teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se avokati ka pësuar fraktura në parakrah, kërcirin e njërës këmbë dhe plagë në kokë. Në dëshminë e dhënë për oficerët e policisë nga spitali, ai thotë se shkak mund të jetë bërë një konflikt mes tij dhe disa personave të tjerë për çështje pronësie. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe zbulimin e motiveve të ngjarjes në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË :
Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të hyrjes se Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?