SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Dhunoi drejtoreshën, ndalohet nga policia sanitarja e kopshtit! Nuk e priti mirë kërkesën e llogarisë për orarin

Një grindje  që nisi me fjalë dhe mandej ka precipituar në rrahje deri në lënie shenjash ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës.

Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Fillimisht është grindur me fjalë duke precipituar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës.U njoftua Policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.(Limos Didani-Shqiptarja.com///

error: