/23/04/2020// 72-vjeçari i arrestuar Barjam Tusha e ka pranuar krimin para uniformave blu, por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.
Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3- 4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtepinë e Tushes me qira derisa ndërtuan shtëpine e tyre po në të njëjtën lagje.
Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72-vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushes ‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.
Në keto raste ai ka abuzuar me të miturën, ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.
Kohët e fundit 17-vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi se herë pas here Barjam Tusha kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen.///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI