Nga Joana SAJMOLI-SARANDANEWS.AL
Ekspozita në Pikturë e 20 autorëve shqiptarë në blv “N.Frashëri”, (Shëtitorja e re) në Sarandë, organizuar buzë detit në magjinë e mbrëmjes së të premtes, shënoi padyshim një pikë kulmore në Javën e Turizmit.


Larg fjalimeve të mërzitshme të stilit lindor, në një komunikim interaktiv me mjedisin natyror dhe detin e Sarandës, qindra banorë të qytetit dhe turistë mundën të shijonin prurjet e 20 autorëve në gjini e zhanre të ndryshme me fokus kreativ hiret e Sarandës dhe Ksamilit.

Një e veçantë e kësaj Ekspozite në Pikturë e 20 piktorëve pjesëmarrës në Projektin “Saranda Art Days”, në edicionin e tretë, organizuar nga Qendra “Tirana Art” dhe mbështetur nga Bashkia e Sarandës, ishte edhe fakti se të gjitha punimet u relalizuan brenda hapësirës kohore të katër ditëve.


20 autorë nga Shqipëria dhe trevat shqiptare jashtë kufijve zyrtarë shtetërorë, sollën stile, filozofi dhe pikëshikime të ndryshme.
Nuk mungoi në këtë event edhe kryebashkiaku në detyrë i Sarandës Adrian Gurma, mbështetës i krijimit të kësaj tradite artistike të arteve pamore në qytet.
Bluja e Sarandës, horizontet e kuqëremta mbrëmësore ku perëndimi shkrihet me detin e paanë, stile moderne dhe klasike ishin vetëm pakëz ndër prurjet e kësaj kolonie artistësh që për meritë të Qendrës “Tirana Art” i dha qytetit bregdetar një dimension të ri artistik.


E vetmja “vërejtje” ‘plebishitare’ ishte mesa duket, vetëm një: Afati tepër i shkurtër e jetgjatësisë së Ekspozitës- vetëm një mbremje!/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026