Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi së fundi Ervis Mehmetin si drejtues i ri i Dogës Doganore Sarandë.

Gjatë prezantimit, ai u ndal te rëndësia e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë doganore, duke theksuar se përvoja e mëparshme e Mehmetit në administratën doganore përbën një bazë të rëndësishme për përmbushjen e detyrave në vijim.

Në komunikimin me stafin, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional.

Gjatë vizitës, u zhvillua edhe një takim me stafin e degës, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe organizimin e strukturave përkatëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave po vijon monitorimin në terren të punës së strukturave doganore duke kërkuar përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI