Brenda 24 orëve, u zhvilluan dy operacione, kundër trafikut te armëve dhe narkotikëve. Policia tha se “Në kuadër të operacioneve të koduar “Strike 11” dhe “Strike 12”, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 kallëp tritoli, dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, fara cannabisi, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, municion luftarak, një shumë parash, një pjesë të dyshuara të falsifikuara, si dhe 8 celularë.
Mësohet se gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.
Ndërkohë në kuadër të operacionit “Strike 12”,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.
Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI