Finalizohet operacioni policor i koduar “KONISPOLI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka mundur të vendosë në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke ndihmuar 4 emigrantë të paligjshëm, për të kaluar kufirin.
Burime policore bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas egjiptian do të ndihmonte disa shtetas sirianë, të kalonin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së; organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “KONISPOLI”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Nga operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi egjiptiane.
Mësohet se egjiptiani A. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shkallë”( Konispol), duke ecur në këmbë me 4 shtetas sirianë, të cilët më pas do t’i transportonte në kufi, kundrejt shpërblimit monetar, për kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI