SARANDE-GIZ gjerman po mbështet bashkinë e Sarandes jo vetem per ngritjen e një linje për perpuimin e mbetjeve plastike ne Volloder ,por prania e programit prestigjioz gjerman GIZ , po jep nje kontribut per here te pare edhe me koshat e ndarjes në burim te plastikës.


Keshtu ne mjedise te ndryshme publike te qytetit bahskia ka instaluaara tashem koshat dekorative per grumbullimin e mbetjeve plastike qe jane ne perdorim nga qytetaret. Sipas burimeve bashkiake, plastika e grumbulluar ne keto kosha te dedikuar per plastiken, pas mbushjes se kapaciteteve do te percillet ne linjen e perpunimit te pare te plastikes ne Volloder, gjithashtu investim gjerman nepermjet GIZ.

Instalimi i koshave per mbetjet plastike ne Sarande , eshte hap i dyte rishtaz i hedhur nga bashkia pas instalimit te nje numri te konsiderueshem te koshave te vegjel per mbeturina urbane ne trotuaret e qytetit, (kontribut i vleresuar i bashkepunimti me dy shoqata mjedisore).
Dukuria primitive shtazore e disa individeve per demtimin e koshave te vegjel estetike te sapovendosur ne trotuaret publike te qytetit, nuk ka arritur ta zhbeje megjithate vleren e ketij investimi te munguar ne pothuaj 30 vite.
Prania e koshave te dedikuar per hedhjen e mbeturinave plastike, pritet te kete nje impakt te drejtperdrejte edhe ne cilësine e pastertise te hapesirave publike ne qytetin turistik te Sarandes./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI