Nga Ida VOSHTIMA
Galeria e arteve pamore, ART-SARANDA e bashkisë në qytetin turistik bregdetar prej kohësh është shndërruar në një pol të rëndësishëm të kulturës shqiptare të arteve pamore po edhe asaj botërore.


Në këtë mjedis arti, u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur Vasil Kaçi. Me një larmi prej rreth dyzet veprash, të gjitha pejzazhe të formateve të ndryshme, në këtë ngjarje kulturore vibronte shpirti i artistit Kaçi me fokus Sarandën, bregun dhe detin e magjishëm jonian të saj.




Ekspozita “IMPRESION SARANDA” e Vasil Kaçit, tërhoqi me artin e spikatur në mbrëmjen e parë të kësaj të premte, kryesisht artistë të Sarandës, miq dhe simpatizantë të penelit të tij, njerëz të artit dhe medias, etj,.



Ekspozita e cila do të qëndrojë e çelur deri më 6 shtator, pirtet të vizitohet nga flukse të mëdha artdashësish shqiptarë dhe turistë të huaj këto ditë të një intensiteti të madh pushuesisht nga vendi, trevat shqipfolëse dhe anë të ndryshme të globit.

“Në veprat e tij janë cilesite tij si piktor grafist. Mënyra e tij e pikturimit eshte nje formë moderne. Eshtë një ekspozitë që sjell nostalgji, me këto piktura që janë piktura monumentale,-tha në këtë event piktori Lefter Çeko.

Ekspozita”IMPRESION SARANDA”, zbulon forma të pejzazhit jonian, të diellit, të detit, të kontrasteve dhe perjetimeve qytetare, të zhvillimit urban. Tablotë bashkëbisedojnë me vizitorët artdashës, me imazhet e tyre dhe harmoninë e penelatave nostalgike , duke dëshmuar qëndrimni artistik të piktorit të njohur.
Penelatat në tabotë e kësaj ekspozite modelojne me gjuhe të pasur koloristike motivet e larmishme te pejzazheve , impresionet dritëhije, produkt edhe i nje rrugëtimi gjashtëdhjet vjeçar të këtij artisti të mirënjohur figurativ.


Saranda e një mbi një shkallareve, përjeton sot nje ekspozitë me shumë vlera që e përfaqëson qytetin tonë shumë-shumë bukur-tha në fjalën tradicionale promovuese të këtij eventi arti, drejtori i galerisë ART-SARANDA, piktori Lefter Çeko./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.