Mirela Kumbaro ka replikuar në Kuvend me deputetin Tritan Shehu, i cili u shpreh kundër marrëveshjes për hapjen në Gjirokastër të UNED-Universitetit më të madh spanjoll të Edukimit në Distancë. Debati nisi pasi sot në Kuvend do të miratohet marrëveshja për hapjen e këtij kampusi. Deputeti i PD tha se Universiteti i Gjirokastrës nuk ka dijeni për këtë zhvillim. Por Kumbaro ia hodhi poshtë menjëherë teksa i tregoi protokollin e bashkëpunimit mes UNED dhe Universitetit “Eqrem Çabej”
“Ç’dëgjojnë veshët e kësaj salle. Broçkulla, broçkulla… Po ndaj me ju marrëveshjen që Universiteti i Gjirokastrës ka bërë me UNED dhe marrëveshjen që Bashkia Gjirokastër ka me UNED, universiteti më i madh publik në Spanjë. Kampusi ekziston dhe është i pajisur nga bashkia me sallat, teknologjinë e gjithcka tjetër. Kampusi do të jetë një mundësi e re, një jetë e re edhe për rajonin e Ballkanit. Të flasësh keq për Gjirokastrën të godet perëndia i dashur koleg”, i tha Kumbaro deputetit Tritan Shehu.
Në vijim të replikës së saj, ajo i kujtoi deputetit të PD edhe universitetin privat ku Tritan Shehu është një nga aksionerët, “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nuk i ka ardhur asnjë e keqe Universitetit të Mjekësisë nga konkurenca me Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, të dy zhvillohen paralelisht i tha Kumbaro-Shehut./Argjiro///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI