SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/Gjendet i djegur 54-vjeçari, jetonte vetëm në shtëpi me qira

Një banor i Sarandes, 54-vjeç është gjendur i djegur në banesën e tij në të cilën jetonte i vetëm, me qira.

Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1.

Mësohet se viktima është Stefan Kosta.

I ndjeri ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm në banesë. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se viktima mund ta kete djegur banesen nga pakujdesia ose në gjendje të dehuri .

Aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses lokale shkuan menjehere në vendin e ngjarjes.

Vijojne hetimet mbi rrethanat e kesaj ngjarje te rende///

error: