17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.
Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së. Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri, nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit.
Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste ishin tërhequr nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI