Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është gjetur një armë zjarri e hedhur në një zonë publike. Mësohet se arma e llojit pistoletë, tip “Glock”, u gjet e braktisur në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”, në zonën sipër plazhit të njohur si “Centrali”.
Kanë qenë efektivët e Policisë Bashkiake të Sarandës ata që kanë pikasur të parët armën e zjarrit gjatë patrullimit të tyre.
Pas konstatimit, punonjësit e policisë bashkiake kanë rrethuar dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes për të mos lejuar prishjen e provave.
Grupi hetimor ka nisur punën në terren dhe kanë filluar hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit që ka hedhur pistoletën në lulishte.///
ME SHUME LAJME
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fun
Porto Palermo. Shpërthen motori i skafit. 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës