SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Gjendet pa shenja jete një 84 vjeçare në fshatin Çukë

Ëshrtë gjendur sot pa shenja jete ne oborrin e banese se saj në fshatin Cukë nje 84 vjecare

E moshuara e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

Burime bëjnë me dije se 84 vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në kopshtin e shtëpisë.

88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi.  Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./SARANDANEWS.AL///

error: