Eshtë ndarë sot nga jeta kitaristi i shquar sarandiot, Adem Daci.



Kitaristi i talentuar prej disa ditesh ndodhej i shtruar ne spitalin “P.Nako”te Sarandës por nuk e ka fituar dot betejen kundër semundjes globale te shekullit, covid 19 megjithe përpjekjet e stafit të spitalit dhe ndihmen e pakursyer të miqve të tij të ngushtë .
I pari qe ka njoftuar per humbjen e muzikantit të shquar ka qene shoku ,kolegu dhe miku i ngushtë i tij,Thanas Caka.


“Njeriu i mirë,artisti virtuoz Adem Daci do te jesh perher ne kujtimet e bukura ,te kolegeve dhe miqve te tu! Artedashesit do te te kujtojnë nga tingujt e ëmbel te kitares tënde!”shkroi Caka duke postuara edhe nje kolazh me foto nga jeta skenike e kitaristit te talentuar ,Adem Dacit.
Ka qene prekes keto dite kujdesi i dsa miqve te tij si aktori i shquar Karafil Shena dhe kitaristi Thanas Caka per shendetin e perditshem te Adem Dacit.
Adem Daci ishte pjesë e nje plejade te shquar te njerezve te artit ne Sarandë, artiste qe bene emer e lane gjurme ne te gjithe vendin me shfaqet artistike .

Kitaristi Adem Daci, i nje trungu familjar me kengetarin e madh, baritonin e mirënjohur Mentor Xhemali, njihej ne te gjithe vendin jo vetem nga rrerthet kulturore e artistie por edhe nga publiku i gjerë artdashës.
LAMTUMIRE KORIFEU I KITARES MAGJIKE ne Shqipëri! Faleminderit per çastet e paharruara qe na fale me bujari, ne kohe të veshtira dhe ne të gjitha kohët!/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI