SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Gjergji Mërkuri, regjistrohet si kandidat i pavaur për kryetar Bashkie.

Gjergji Merkuri është regjistruar si kandidat i Pavarur për kryetar të Bashkisë Sarandë për zgjedhjet e 14 Majit.

sarandaNews.al mësoi nga burime pranë Kanidatit të pavarur  se nisur nga afati që parashikon regjistrimin e subjekteve  50 ditë para datës së zgjedhjeve, komisioni nismëtar ka depozituar në KZAZ Sarandë firmat për kandidaturën e Gjergji Mërkurit.

Të njëjtat burime bënë të ditur se, sa i përket listës me firmat për kandidaturën e zotit Mërkuri, ajo shumë shpejt do të jenë gati.

Duke qenë se lista zyrtare për regjistrimin e kandidatit të pavarur duhet të jetë sa një përqid e listës se zgjedhësve në Bashkinë Sarandë e cila është me 40.864 zgjedhës me të drejtë vote; lista për kanidatin e pavarur Gjergji Mërkuri pritet të jetë me 410 firmëtarë.

Mërkuri ka drejtuar më parë Partinë Socialiste në Sarandë.

Ai ka punuar si drejtor i turizmit në Bashkinë e Sarandës, si drejtor i Doganës Sarandë dhe Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë.

Është lënë për disa vite i papunë.

Gjergj Mërkuri me origjinë politike dhe kontribute mbi 30 vjeçare me PS-n mbahet mend për integritetin e tij  dhe raportet e parehatshme me disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të PS.

Deri më sot, kandidatët zyrtarë të regjistrar për garën e 14 Majit për kryebashkiak në Sarandë janë 3:

Ardit Cikuli (nga PD e Alibeajt), Skënder Muço (PD e Rithemelimit) dhe Gjergji Mërkuri ( kandidat i pavarur).

 I katërti që ende nuk është “shfaqur”, por është brenda afatit ligjor, është kandidati i PS.

Enigma e emirit të tij pritet të shuhet së shpejti duke i dhënë fund hamendësimeve të natyrshme që qarkullojnë këto ditë  brenda dhe jashtë Sarandës./sarandaNews.al///

error: