Një grabitje me armë ka ndodhur se fundi në Sarandë. Ngjarja u krye në lagjen nr.4. Persona me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë. Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
‘Policia beri sqarimet e vpara nje komunikate: ” Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia./../
ME SHUME LAJME
”La Repubblica”: Edhe Shqipëria si destinacion ideal turistik
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë