Sipas burimeve të Top Channel ,vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega tashmë në kërkim, bashkëpunuan me 3 qytetarë nga Saranda të identifikuar si Fredi Mërkuri, Valter Llomi e Arhondia Caraj që nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara të dilnin pronar të tokës shtetërore. Për të realizuar këtë skemë bashkëpunuan me drejtorin e Urbanistikës në bashkinë Sarandë Pandi Zhonga dhe me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj. I përfshirë në këtë skemë tjetërsimi ishte edhe noteri Aleko Anagnostini. Të gjithë zyrtarët tashmë ndodhen pas hekurave. Pasi toka shtetërore kaloi në emrin e 3 qytetarëve nga Saranda më pas vëllezërit biznesmenë kryen një blerje fiktive duke e kaluar pronën në emër të tyre e më pas e shfrytëzuan.

Një prej vëllezërve akuzohet për falsifikim të dokumenteve ndërsa tjetri për pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.
Po keshtu, sipas Top Channel, në kërkim është shpallur edhe ish drejtori i agjencisë shtetërore të kadastrës Sarandë Ardian Kola i cili nuk mundi të arrestohej sepse ndodhet në Angli pas dhënies së dorëheqjes nga ky institucion në vitin 2020. Më herët Kola ka qenë dhe kryetar i partisë socialiste të këtij qyteti. Dyshohet se gjatë kohës që ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të kadastrës në Sarandë me anë të firmës së tij ka lejuar tjetërsimin e pronës shtetërore.
Hetimi për këtë rast u iniciua nga prokuroria e qytetit e cila pas disa muajsh hetime nxori urdhër-arrestet nga të cilat u ekzekutuan vetëm 6.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade