–Jo pak nga gropat e shesheve te ndertimit ne Sarande prej vitesh jane shderruar ne bomba ekologjike te ndotjeve. Keto i ndesh jo vetem ne lagje te qytetit , ne brendesi te blloqeve te banimit apo ndane akseve rrugore, po edhe ne periferi gjithashtu me shumice.
Po te shikosh me vemendje rrugen hyrese per ne qytetin turistik prane fshatit Gjashte; ne krahun e majte do te ndeshesh me gropa te shesheve te ndertimit te kthyera ne “depo” natyrore mbeturinash , plastike dhe gjithfare ndotjesh.
Fakti, qe situata eshte e tille prej vitesh, tregon se mungesa e masave , ka bere qe edhe sot e gjithe diten, keto gropa per sheshe ndertimi, te jene hot spote/ose vende me perqendrim ndotjesh dhe infeksionesh.
Situata mjedisore e trasheguara nga nje vit ne tjetrit, i ka kthyer keto vatra te ndotura dhe nje antireklame e qytetit turistik . Pronaret e shesheve-gropa me ndotje, nuk ndjejne asnje gjemb ne kembe, megjithese jane te identifikueshem nga bashkia sipas pronesise se shesheve te ndertimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI