Një i ri u plagos sot me thikë në ambientet e një lokali nate në Sarandë. Ngjarja sipas burimeve policore , ndodhi, mbremjen e kësaj të shtunës. Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari Dino Majko është sulmuar me mjet prerës më pas është transportuar me urgjencë në spitalin “P.Nako”.
Lidhur me këtë ngjarje, Policia njoftoi: “Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit”.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore