SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: I vuri zjarrin zyrës së noterit që akuzohet për tjetërsim prone.Zbardhet dëshmia e autorit

41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë, ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Fatmir Ndreu. 41-vjeçari mësohet se ka pranuar se ka qenë ai autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. Megjithatë ai nuk e ka treguar emrin e porositësit.

 “Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani.

Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu. Sinani rezulton i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari e ka vënë zjarrin edhe në zyrën noteriale të Anagnostit. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.///

error: