Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot në mesditë në rrugën Borsh-Fterrë ku ka humbur jetën një punonjës policie dhe tre shtetas të lënduar u transportuan në spital.
Në nje njoftim të Policisë për mediat vihet në dukje: Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra. Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade