SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Kandidati i PD Jolio Dine: Të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit çam e duan ndryshimin.

Kandidatet per deputete te PD per Qarkun e Vlores kane zhvilluar nje takim me Shoqaten “Çamëria” ne Sarande.

Kete takim, kandidati Jolio Dine e ka vleresuar edhe si nje ogur të mire per 25 Prillin.

“Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare, por edhe në këtë takim mbresëlënës me Shoqatën “Çamëria” në Sarandë. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë.


Kandidati Dine ka shprehur pas takimit nje falenderim per disa figura kryesore te Shoqates “Çamëria”. “Falenderim për kryetarin e Shoqatës z.Rexhep Ismaili që organizoi këtë takim dhe miqtë Robert Haxhiu dhe Hekuran Halili, të cilët përshëndetën dhe dhanë mesazhe optimiste.”-eshte shprehur Jolio Dine.
Dine ka pershendetur te gjithe te pramishmit te cilet kane pritur ne mënyre entuziaste kandidatet per deputete .Ai i ka ftuar gjithë të pranishmit që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre.


Anëtarët e Shoqatës “Çamëria” dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit çam e duan Ndryshimin. E dëshmon pjesëmarrja e tyre, entusiazmi dhe besimi tek fitorja. Në 25 prill votojnë për numrin 9, Partinë Demokratike!

Kandidatët për deputetë, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj dhe Julian Zoto kane percjelle gjithashtu mesazhe te fitores me 25 Prill./SARANDANEWS.AL///

error: