Kandidatja e PD per deputete ne Qarkun e Vlores, Ina Zhupa ka marre pjese ne Sarande në nje konferencë me gratë profesioniste .

“Me gratë profesioniste dhe dinjitoze të Sarandës ! Kisha kënaqësin të zhvilloja bashkëbisedimin në këtë konference me profesionistet e nderuara: Miranda Deda, inxhinjere; Manjola Cikuli, arkitekte; Matilda Qurku, juriste; Vojsava Mertiri, arsimtare; Avjola Mejdi, arsimtare; Kamela Cela, juriste; Renata Baxheri arsimtare; Brisilda Raca, farmaciste; Fjoralda Hysi, Inxhiniere; Jetmira Zeneli, kontabiliste ; Marsela Gjini, stomatologe; Ermioni Gjoka notere; Sonila Bajrami, juriste; Afroviti Dervishi mjeke; Arminda Dudumi, Logopede si dhe ne lidhje skype nga Tirane me ekspertet dhe bashkëhartueset e planit të Partisë Demokratike zonjat, Ines Heba; Valbona Karapici, Ogerta Elezaj.”-shprehet pas ketij aktiviteti elektoral te formatit ndryshe Zhupa.

Vleresimet e saj per rolin e grave perballe sfidave te kohes Ina Zhupa i ka cilesuar pas veprimtarise se mesiperme: “Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim. Gratë shqiptare luftojnë për drejtësi, rrëzojnë barriera, ndërtojnë sipërmarrje dhe ekonomi të qëndrueshme, dhe janë në ballë të komunitetit në kohë krizash.”/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI