SARANDE- Kandidatja e Partise Demokratike per deputete ne Qarkun e Vlores, Ina Zhupa ne prononcimet ne nje emision televiziv theksoi se Rruga Kardhiq-Delvine, perfundon nga qeverisja e PD-s e cila e nisi ne vitin 2008.
Nder prioritetet e tjera ne rajonin e Sarandes, Zhupa permendi fokusin e programit te PD tek turizmi per zhvillimin dhe prosperimin ekonomik te kesaj zone.
Shkolla e Borshit, sipas Zhupes, do te shnderrohet ne nje shkolle me profil agroturizmi per te plotesuar nevojat e medha te zhvillimeve turistike ne kete zone, destinacion shume i kerkuar turistik.
Nderkohe ne menyre te perseritur nje numer politikanesh dhe deputetesh te PS duke permendur rrugen Kardhiq-Delvine, kane theksuar se per kete rruge eshte alokuar i gjithe financimi i nevojshem dhe me gjase mund te perfundoje brenda vitit 2021.
Rruga e msiperme nisi nga dy drejtimet, Kardhiqi(Gjirokaster) dhe Shijani.(Delvine) ne vitin 2008, kohe e qeverisjes se demokrateve. Ish kryeministri i kohes Sali Berisha preu aso kohe shiritin e perurimit te punimeve ne Kardhiq dhe Shijan///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI