Sherbimet e policise ne Sarande kanë kapur autorin që kërcënoi me thikë 34 vjeçaren te bakomati i bankës dy dite me parë.
Policia tha se u arrestua autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.
Tashme, materialet i kane kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI