SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Këshilli e ‘lau gojën’ me qytetarët për 800 sheshet e ndërtimit që janë ‘tjetërsuar’ në Lëkurës.

SHËNIM

Nga Andri QOPEKU

Në mbledhjen e fundit të radhës Këshilli Bashkiak i Sarandës, më saktë në sekondat e fundi të kësaj mbledhje, me insistim për transmetim direkt në media, ngriti edhe çështjen e tjetërsimtit të rreth 800 shesheve të ndërtimi të qytetarëve në zonën e Lëkurësit.

Zgjidhja e problemit nga Këshilli Bashkiak qëkurse ai u krijua në vitin 2008 me kalimin në pronësi të shtetasit A.Delvina të disa ha tokë kullotë (sot ruall) si kompensim prone të trashëguar; asnjëherë nuk njohu procedura serioze dhe asnjëherë transparente.

Ndërkohë sipas këshilltares socialiste Bedrie Marjani që e ceku në mbledhjen e fundit këtë ‘patate të nxehtë sociale’ për Sarandën dhe këshilltarit dhe zv.kryetarit të këtij Këshilli Ibrahim Bajrami që e përforcoi faktin se qindra banorë i kanë paguar sheshet e ndërtimi për llogari të Bashkisë; duhet të jepet një zgjidhje.

Por pavarësisht “kurajos” për ta ngritur këtë problem dhe për të kërkuar një zgjidhje, që të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë, as ata në mandatet e ish kryebashkiakut demokrat Edmond Gjoka; as në mandatet socialiste të Stefan Çipës, Floriana Kokës dhe kreut aktual të Bashkisë Adrian Gurma, askush nuk mori një përgjigje për rrugëzgjidhjen e problemit.

Përkundrazi , bën me sukses të plotë një vrimë në ujë të kripur, me në krye kryetarët e bashkive!

Ja si shprehet i zhgënjyer për këtë çështje Pirro Naci, një banor i Sarandës i prekur nga padrejtësia e mësipërme: ” Tridhjet e ca vite më parë, kush mundi dhe kishte nevojë, bëri një kërkesë për një copë tokë, për një shesh ndërtimi, për një shtëpi apo për një veprimtari ekonomike. Si shumë të tjerë edhe unë… Me një vendim të Këshillit Bashkiak të 26-të viteve më parë lindi shpresa…Toka u bë e ‘’e imja’’…me vulë dhe me firmë të Këshillit Bashkiak. Nuk kaluan as tre vjet, përsëri një vendim i ri…Shteti dhe pushteti filluan të veprojnë… Kërkuan lëkë dhe ja dhamë. Nuk ishin pak 600-700 € vetëm për një copë tokën pak m². Erdhi koha për ta hipotekuar në 2022-shin. Përgjigja nuk vonoi… ka mbivendosje…kaq! Asnjë fjalë më shumë… Mirë mo mirë, ata ma dhanë ata dhe ma morën, punë e tyre, nuk u bë qameti. Jam njëri nga ata të 800 sarandjotët që i ‘’hyrëm’’ në pjesë Sulejmanit nga Delvina, kështu thonë.”

Janë me dhjetra e qindra ankesat e qytetarëve në Bashki po edhe te institucioni i Avokatit të Popullit për të kërkuar ose një truall tjetër ose lekët që kanë paguar në arkën e bashkisë për truallin që përfituan dikur nga vendimet e keshillit bashkiak.

Ja si shprehet për këtë çështje Pirro Naçi:

..“.Po ato 600-700 eurot i dua të m’i kthejnë, nuk janë të shtetit dhe të Bashkisë! Por as këtë nuk janë të gatshëm ta bëjnë… Nuk ka ligje thonë… Nuk më duhet kush e ka apo nuk e ka fajin, i doli apo nuk i doli i i zoti tokës, ka apo s’ka të drejtë Agjencia e Kthimit të Pronave, kush Kryeministër apo Kryetar Bashkie e bëri mirë apo nuk e bëri mirë punën, kam apo nuk kam të drejtë. Por, një përgjigje nga organet e pushtetit lokal e dua, e kanë për detyrë. Se pastaj, është sikur të shumëzojnë me zero, sikur të thonë ‘’ik pirdhu’’ ti dhe hallet e tua…Lekët,’’hip këtu e shiko Stambollin’’.

Dhe fushat elektorale do të kërkojë një përgjigje për qytetarët nga kandidatët e partive mëmëdhetare PS e PD për karrigen e kryebashkiakut pas 14 Majit 2023. Do t’u duhet të japin një “xhevap”-përgjigje si në takimet e përvëluara nga malli në Sarandë po edhe ato më të përvëluara akoma me emigratët ne Athinë e gjetkë.

Dhe qytetarët e zhgënjyer i dinë se vlera e përgjigjeve do të jetë si më parë. Domethënë përgjigje si nga Rrapi i Sarandës ose te ai i Nivicës apo Shënvasilit! Me kompetencë, jo me shaka! Se votat u duhen jo vetëm kandidatëve për kryetarë bashkie po edhe atyre për këshilltarë./sarandaNews.al///

error: