E munguar prej gati dy vitesh per shkak të pandemisë globale, linja ndërkombëtare detare e pasagjerëve Sarandë-Korfuz –Sarandë, “FINIKAS LINES” hyri sot në ditën e dytë të normalitetit, duke transportuar shtetas dhe automjete në të dyja brigjet shqiptare dhe ato helene te Korfuzit..

Administratori i Kompanisë “FINIKAS” Andrea Qirjako tha sot për SARANDANEWS.AL se “Linja drejt Korfuzit niset çdo ditë në orën 10.30 dhe 16.00 dhe nga porti i Korfuzit drejt Sarandës në orët lokale 13.00 dhe 19.00


Burime te kompaanisë “FINIKAS” vunë në dukje se nga 51 pasagjerët e mbërritur sot nga Korfuzi në Sarandë pjesa më e madhe ishin turistë të huaj që frekentojnë Sarandën dhe rajonet jugorë të vendit, ndërkohë që sot trageti i lnjës :FINIKAS LINES solli në Portin Detar të Sarandës e dhe një numër automjetesh.

Rikthimi në normalitete i linjës ndërkombetare detare “FINIKAS LINES”, mirepritej prej disa muajsh nga publiku i gjerë dhe vecanërisht operatorët turistikë dhe bizneset turistike vendase në Sarandë, Ksamil, bregdetin jonian dhe përgjithësisht në jugun e vendit.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI