SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Kreu i Policisë Bashkiake Aleksandër Lilo: Lirimi i hapësirave publike është zbatim i ligjit dhe aspak një fushatë

– Kreu i Policisë Bashkiake Aleksandër Lilo gjatë një interviste dhënë sot për Portalin SARANDANEWS.AL, duke komentuar aksionet e strukturës të cilën po drejton   të ditëve të fundit në Sarandë dhe Ksamil si dhe në vijën bregdetare,  vuri ne dukje se “ Lirimi i hapësirave publike është thjesht zbatim i ligjit dhe aspak një fushatë”.

Lilo përmendi se lirimi i hapësirave publike në mënyrë të paligjshme do të trajtohet edhe në të ardhmen me të njejtin “metër”:  atë që thotë ligji.

Ai iu referua ngazhimit të trupës së Policisë Bashkiake e cila ditët e fundit po vijon lirimin e hapësirave publike të cilat janë bllokuar në mënyrë të paligjshme nga banorë apo biznese të ndryshme.

“Koha e bllokimit të një sipërfaqeje publike nga automjete, nga karrige, stola, vazo me lule, gjoja për dekorim e gjelbërim, etj., ka ikur.  

Kjo praktikë e bllokimeve mund të jetë e trashëguar edhe ndër vite, por policia bashkiake, përgjigjet për detyrën e saj sot, para publikut  sarandiot i cili kërkon ndryshime për më të mirën e mundshme.-tha Lilo.

Për ketë përballimin e detyrës sonë në këtë pik të sezonit  veror turistik me këtë ngarkesë  të pazakontë që e vëmë re të gjithë, dua të theksoj  edhe diçka që ka rendësi-tha Aleksandër Lilo: As mua dhe as policëve bashkiakë nuk na mungon kurajoja dhe vullneti për më të mirën.

Qytetarët e duan zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë. Edhe ne, këtë duam të arrijmë. Jo ca të nënës dhe ca të njerkës!

“Automjetet që kanë bllokuar mjedisin publik pranë një rruge ose pranë një pallati, etj., do të largohen duke sinjalizuar fillimisht pronarin ose, duke përdorur karotrecin e Bashkisë shoqëruar edhe me gjobën përkatëse”-tha Lilo..

Dhe për më të mirën e qytetit tonë turistik, duhet të ndjehemi të angazhuar të gjithë,- u shpreh Kryeinspektori i Policisë Bashkiake Aleksandër Lilo, i cili ka mesa duket, ambicien që performanca e Policisë Bashkiake të jetë në standartet e Policisë së Shtetit, prej së cilës ai vjen me një eksperiencë./sarandaNews.al///

error: