U krijua te dielen ne Sarande Rrjeti i Dhomes Ekonomike te Gruas.den . Moren pjese perfaqesuese te bizneseve te te gjitha llojeve qe drejtohen nga gra në të gjthë rajonin tonë kryesisht ato qe drejtojne biznese ne fushen e hotelerisë, turizmit, tregtisë, agrobiznesit, etj,.

Nëpërmjet këtij grupimi gratë e biznesit të Sarandës mund të përfitojnë tranime, asistencë, fonde dhe ndihma të ndryshme konkrete per aktivitetin e tyre.

Aktiviteti promovues nisi me një prezantim të përfaqësuesve të biznesit në rajonin tonë . Prezantimi dhe perftimet qe do te kene antaret nga DHEG u sqaruan në fjalën e saj nga Valbona Begolli -Sipermarrese dhe Zv.Kryetare e DHEG.


“ Insiprim dhe Histori Suksesi i Gruas Sipermarrese” e vleresoi kete nisme, Irena Toci – sipermarrese, themeluese dhe antare bordi te DHEG duke folur ne takimin e Sarandes .

Funksionimi dhe Rrjetezimi I klubeve te grave sipermarrese si pjese te DHEG – eshtë referuar nga Dizi Brahimaj, Eksperte per sipermarrjen dhe anëtare bordit . Perfshirja e gruas sipermarrese te Sarandes ne krijimin e Rrjetit te Grave sipermarrese ishte fokusi ku u perqendrua ne fjalen e saj Rudina Selimi Licaj, sipermarrese dhe anëtare e DHEG. ”Rrjeti Europian i Ndermarrjeve si dhe Programe te financimit per SME-te, .u sqaruan ne nje lidhje online nga Migena Muslliu , koordinatore e EEN dhe AIDA . Ne fjalen e Klodiana Ajaziit, drejtore e DHEG u theksua se tashme grate qe perfaqsojne bizinese në Sarandë, mund të lobojnë dhe përfitojnë nëpërmjët DHEG dhe partnere të saj brenda dhe jashte vendi.///R-SR///
.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI