SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar

Zhaurima urbane mbi “shndërrimin” apo “gllabërimin “e disa aseteve publike në private, “nga gogolët oligarkë”; duket se nuk ka qëlluar “në “shenjë” në Sarandë.

I pyetur nga SARANDANEWS.AL për fatin e ish barlulishtes “1Maji“,, pronë e bashkisë, pas kalvarit të lënies në mëshirë të fatit për disa dekada pas përfundimit të kontatës ligjore të privatit dhe, kulmimin me djegie në epiqendër të qytetit bregdetar të këtij objekti, (dikur seli e huaja diplomatike-kosnullatë dhe më pas ish godinë e komitetit të qytetit); kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, bëri të ditur se “Bashkia po ndjek me prioritet disa investime publike në qytet siç janë punimet në ish maternitetin e vjetër të Sarandës ku punohet me intensitet për përfundimin e ndërhyrjeve restaurese dhe adoptimin e krejt godinës në Muzeu e arkeologjisë detare.”

Burime bashkiake bënë të ditur se investimi në ish godinën e maternitetit të vjetër të Sarandës, është kryer nga FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe BB (Banka Botërore).

Mësohet se me përfundimni e punimeve të fazës së parë, do të nisë puna nga ekspertët dhe specialistë të fushës për pavionet e Muzeut të ri që do të jetë një aset i rëndësishëm i cili do t’u ofrohet të gjithë turistëve të interesuar.

Lidhur me objektin e ish godinës së barlulishtes “1 Maji”, Çaçi vuri në dukje se edhe kjo pronë e bashkisë do të jetë në një të ardhme jo të largët një muze arkeologjik ku do të ekspozohen gjetje të ndryshme arkeologjike jo vetëm nga Onhezmi antik, po edhe më gjerë sipas konceptimit dhe vizionit të specialistëve të fushës.

uS

Kësisoj, Saranda e cila ka sot dy muze modestë: Një arkeologjik, salla me mozaik e konceptuar si Muze arkeologjik (Saranda antike dhe Kaonia) si dhe tjetri, Muzeu i Traditës; do të ketë në një të ardhme të afërt edhe dy asete si destinacione të reja të turizmit kulturor të cilat pritet ta zgjerojnë dhe pasurojnë guidën turistike që do t’u afrohet çdo vizitori vendas apo të huaj nga çdo cep i globit që vjen në Sarandë jo vetëm për detin por edhe për turizmin kulturor.

(FOTOT ilustruese të lajmit, janë nga arkivi i sarandanews.al dhe janë realizuar në kohë të ndryshme ./SH.HAJNO-SARANDA NEWS AL///

error: