Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma organizoi nje tryeze me biznesin turistik për të adresuar problematikat në prag të sezonit .

Në këtë tryezë që Gurma e cilësoi takmin si një ftesë-kofe në lokalin “Centrali”, merrnin pjesë jo vetëm dhjetra përfaqësues të biznesit të hotelerisë në Sarandë dhe Ksamil po edhe shërbime te tjera private si dhe ente shtetërore me impakt në ecurinë e zhvillimeve turistike si Policia e Shtetit , Drejtoria e Shëndetit Publik, Ujesjëllës Kanlizime, OSHEE, etj,.

“Jemi subjekte me goxha eksperience ne menaxhimin e sezoneve turistike edhe ne kohë të vështira siç ishte pandemia. Sa i përket Bashkise, pavaresisht vitit të veshtire dhe situates, ne, e kemi nisur punën që në janar dhe ritmet e punës janë në graden maksimale . Unë dua t’ju falenderoj te gjithëve për kontributet e dhena-u shpreh Gurma.

“Sa i përket investime-tha ai,-keto dy vite qe une jam ne krye të këtij institucioni, ato kane patur prioritet turizmin dhe infrastrukturen. Infrastruktura rrugore ka patur permiresime dhe ne kemi investuar per kete vit 60 per qind te fondit ne infrastrukturen rrugore kryesisht ne Ksamil po edhe në Sarandë .”

“Këtë takim e kerkova me aktorët dhe faktoret lokale me ndikim në zhvillimet turistike , pasi ne së bashku, jemi një skuader e vetme, jemi partnere dhe vetëm kështu mund të bëjmë me te mirën per ta zgjatur oferten turistike dhe të përmriesojmë oferten dhe paketë turistik ne qytetin e Sarandes, në Ksmail dhe në territorin e Bashkisë .


Duke kerkuar të marrë opinionet dhe kritikat per përmirësimin e punës në fushën e zhvillimeve turistike ,kreu i Bashkise Adrian Gurma, theksoi se jemi ketu pë per t’i adresuar sa me mirë kritikat dhe kërkesat në zgjidhjen e problemeve në vijim per ate cka duhet te bëjmë më mirë ne si institucion po edhe si skuader e përbashket per sezonin turistik”.
Kryetari I shoqatës së biznesit turisitk në Sarandë Ben Çipa e vlerësoi nismën e Gurmës si pozitive e cila vjen në kohën e duhur. Ai u shpreh edhe si subjekt qe ka aktivitete operimi turistik edhe ne det, dhe disa gjera në këtë fushe tashmë kane marre rrugën e zgjidhjes.
Përfaqësues të ndryshëm të bizneseve turistike ngritën problem konkrete të cilat u mbajtën shënim për t’u adresuar nga sektore te ndryshem te punës në këtë bashki.

Në fund te dialogut me subjektet e biznesit turistik të Sarandës dhe Ksamilit Gurma përshendeti edhe disa kontribute te këtyre subjekteve në dobi te një imazhi të ri turistik të Sarandës dhe më tërheqës për këtë rajon .Duke e vleresuar rivlerësimin urban të shëtitores së re si nje investimis madheshtor me pritshmeri të mëdha ne zhvillimet e afërta turistike i ftoi ftoi subjektet turistike në vijimin e këtij bashkepunimi.
T’i vijojmë së bashku si një skuadër përgatitjet e sezonit të ri me qëllim që te jemi lokomotiva e turizmit ne Shqiperi . sepse kështu e çojme Saranden atje ku duhet, ne majen e turizmit shqiptar-tha kryetari i Bashikise Adrian Gurma.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade