E ndodhur ne aktivitet e Dites së Tokës në Sarandë, Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, iu drejtua fëmijëve te shkollave te bashksie, pjesemarres ne nje ekspozite te riciklimit te mbetejeve :
“Fëmjët kanë punuar ditë të tëra për të sjellë një model që unë shpresoj që të edukoni prindërit tuaj. Në qofte se gjtihmonë themi se shkolla edukon fëmijët, mësuesit edukojnë fëmijët, prindërit edukojnë fëmijët, unë them sot: që fëmijët do të na edukojnë ne, sepse, e vetmja mundësi që ne të fillojmë të ndryshojmë mentalitet, të ndryshojmë mendësi dhe të ndryshojmë disa zakone që kanë të bëjnë me çfarë bëjmë ne me tokën, çfarë bëjmë ne me mbeturinat, si e ruajmë ne ajrin, tokën, lagjen, qytetin, edhe fakti që ju keni mbledhur sot mbeturina, tapa, objekte që zakonisht I merni dhe I hidhni, sot, keni bërë Vepra të vogla arti dhe këtë e keni bërë për një dtë të shënuar që Dita e Tokës .”


Duke permendur projektin e riciklimit dhe riorganizimit të mbetjeve ndryshe në Sarandë, mbeshtetur nga GIZ gjerman, Kumbro u shpreh: ” E kam ndjekur projektin e riciklimit dhe të riorganizimit të mbetjeve ndryshe në Sarandë që në shtator, një project të nisur nga bashkia Sarandë bashkë me partnerët tanë,me miqtë GIZ-in gjerman që është një zyrë kooperacionie bashkëpunimi e Qeverisë gjermane, që modelet që I kanë nisur në Gjermani dekada më parë, përpiqen t’i aplikojnë bashkë me ne. Të mos presim që këtë punë të na I bëjnë as Gjermania, as Franca, as Italia, as Greqia, asnjë tjetër.-vuri ne dukje kreu i Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit, Kumbaro.


Ne,-tha Kumbaro,- marrim disa modele që janë të suksesshme dhe gjithë zotësia jonë është: I zbatojmë dot ne rregullisht? Isha skeptike në shtator nëse bashkia e Sarandës do t’ia dilte që ta çonte këtë projekt me sukses jo vetëm për të bërë një ekspozitë, por a do të arrinte të mblidhte plastikën. Siç është mbledhur në këto kosha. po ja ku jemi sot ,s htatë muaj më pas dhe pamë që ky model këtu funksionoi.
Unë uroj shumë që nga Saranda e vogël po me mendjet dhe zemrat e mëdha të fëijëve, sarandotë të jetë një model suksesi dhe të tregojmë sot ne Ditën e Tokës, për të gjithë Shqipërinë, ditën kur të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të fillojnë të mbledhin të gjithë mbetjet e riciklueshme plastikën metalin drurin letrën , t’i shesin, t’i ripërdorin.
Sipas Kumbaros, “Kjo është ajo që ne e quajmë menaxhim I integruar I mbetjeve që do të thotë jo gjithçka që ne përdorim .mund ta hedhim poshtë., jo gjithçka që ne mendojmë se nuk ka duhet, vërtet nuk na duhet. Prandaj përpara se ne te hedhim diçka, të themi: a mund ta ripërdor?
Pas ceremonsie se organizuar nga Bashkia e Sarandes, Mirela Kumbaro e shoqeruar nga kryetari i bashise Adrian Gurma vizitoi pavionet e pasura te ekspozites se riciklimeve te shkollave dhe u dhuroi disa nxënesve ne menyre simbolike disa çanta eklogjike , nderkohe qe pranoi me kënaqësi, disa dhurata me objekte te ricuikluara, punuar nga duart dhe fantazia e femijëve te Sarandës./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri