– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave kryesisht ne veri dhe qendër. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë ndërprerje të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Dallgëzim në det me forcën 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | Re shi diell |
| Kukës | 8/16 | Re shi diell |
| Lezhë | 11/18 | Re shi diell |
| Dibër | 7/20 | Re shi diell |
| Durrës | 10/21 | Re shi diell |
| Tiranë | 13/23 | Re shi diell |
| Elbasan | 10/21 | Re shi diell |
| Berat | 9/23 | Re shi diell |
| Vlorë | 16/20 | Re diell |
| Korçë | 8/17 | Re diell |
| Gjirokastër | 9/21 | Re diell |
| Sarandë | 8/22 | Re diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi