SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Mjeku-Deputet, Niko Kuri në klimën e Pashkëve, mesazh falënderimi dhe besimi : Le të besojmë tek Ringjallja!

Niko Kuri, tashme, deputet i votuar masivisht ne  zgjedhjet e 25 prillit, nëpërmjet një mesazhi në shqip dhe greqisht falenderon të gjithë ata që e besuan, dhe e votuan te. Ai nuk harron te pohoje  se nuk do t’i zhgënjejë dhe se do të jetë pranë tyre si deputet dhe si mjek.

“Të dashur bashkëqytetarë të bashkive Sarandë, Finiq, Konispol, Delvinë, Himarë, Vlorë,
Jam shumë i nderuar që më 25 prill nënshkruat me mua në letër të bardhë kontratën e përfaqësimit tuaj në parlamentin e ri të Shqipërisë dhe për këtë nuk mjafton vetëm një falënderim i thjeshtë por një mirënjohje e madhe e cila shpërblehet vetëm me punë dhe vepra.

Por më i nderuar ndjehem që në këtë fushatë ju ditët të manifestonit kulturë demokratike, humanizëm të theksuar dhe mençuri qytetare.
Vota juaj shumëngjyrëshe, e prejardhur nga etni, besime fetare dhe politike të ndryshme,  ishte për mua një dhuratë e veçantë por edhe një mesazh i qartë për të gjithë politikën SE JU doni paqen, bashkëjetesën, përparimin në vendlindjen dhe shtetin tonë të përbashkët.

Kuri e ka te qarte opinionin e gjere te publikut per vlerat e tij si mjek e humanist.
Unë e di që tek personi im, ju nuk zgjodhët politikanin por njeriun tuaj të afërt, atë që besoni se do t’u përfaqësojë denjësisht dhe se do t’u ndodhet më shumë në hallet tuaja. Dhe nuk keni gabuar! Unë nuk do t’u zgënjej!
Pranë jush do jem gjithmonë qoftë si deputet, qoftë si mjek.”

Duke aluduar me mesazhin shekullor te Pashkeve dhe ne klimen e kremtimit te madh te tyre, Mjeku-Deputet Niko KURI apelon me thjeshtesi: “ Le të besojmë tek Ringjallja!”///SARANDANEWS.AL///

 

error: