Mjeku i mirënjohur veteriner dhe studjuesi Agim Nelaj u dekorua së fundi me titullin e lartë “MJESHTËR I MADH”nga Presidenti I Republikës.

Në motivacionin e titullit të lartë nënvizohej:”Për kontribut të rëndësishëm dhe shumëvjeçarne ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar në mbrojtje të blegtorisë dhe të shëndetit publik. I përkushtuar në praktikën mjekësore dhye studime të ndryshme shkencore në fushën e veterinarisë”.
Dr.Agim Nelaj përveç kontributit në profesionin e veterinerit në Sarandë dhe më parë në disa rajone te tjera të vendit, është autor I disa librave me studime shkencore dhe artistike.

Zoti Nelaj ka kontribute të veçanta për bletarinë gjatë 30 viteve të funndit. Ai njihet e vlerësohet edhe nga bletarët dhe shoqata të ndryshe të bletarëve në Repuiblikën e Kosovës., ku ka marrë pjesë si I ftuar në disa evente kombëtare e rajonale atje.
Botimet e dr.Nelajt, janë zgjeruar duke përfshirë studime serioze në dy vëllime edhe për bletën. ’’Për bletën dhe sëmundjet e saj.’’është vëllimi I tij I fundit. Për herë të parë (pa pararendës) dr.Agim Nelaj hartoi historikun e sherbimit veterinar nëpërmjet personaliteteve më të shquara.

Dr.Agim Nelaj ka kontribute të vlerësuara edhe në shoqërine civile mjedisore në Shqipëri. prej viotit 2007. Ai është anëtar themelues dhe Kryetar Nderi I shoqatës AJMMI në rajonin e Sarandës (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias Informacionit)prej vitit 2010.///

“Falenderoj nga zemra të gjithë ata që me uruan me rastin e dekorimit.Disa qindar urime , dhe konsiderata të sinqerta,janë vlerësimi më i madh për jetën e gjatë profesionale , kontributin e gjatë në fushë e mjekësisë veterinar dhe më gjërë.

Falenderoj Dekanatin e Fakultetit të Mjekesisë Veterinare për propozimin për vlerësim. Gjithashtu dhe vajzën time Elona, për shkrimin emocional.”.0shkruan ne statusine tij ne fb z.Agim Nelaj, “MJESHTRI I MADH“. /SARANDANEWS.AL///
ë
/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI