SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Ndalohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje motomjetesh.

Në Sarandë policia ndaloi një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje motomjetesh. Policia tha se si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë lokalizuan dhe kapën shtetasin E. V., 19 vjeç, i shpallur në kërkim, si njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve në qytetin e Sarandës.

Ky shtetas ishte pjesë e grupit të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Gjatë operacionit, u ndaluan 2 bashkëpunëtorët e 19-vjeçarit, si dhe u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.///

error: