SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Ndalohet 25-vjeçari. Kishte masë ‘arrest në burg’ për ‘marrëdhënie seksuale me dhunë’

Policia e Sarandës ndaloi një person që ishte në kërkim pasi kishte kryer më parë veprën penale ‘marrëdhënie seksuale me dhunë’

Policia tha se u ndalua shtetasi në kërkim I. J., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///

error: