SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Ndarja nga jeta e Kosta Lakos, humbje për familjen dhe arkeologjinë shqiptare

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në Athinë, arkeologu i njohur prof. Kosta Lako.

Përveç boshllëkut dhe hidhërimit për familjarët, Kosta Lako la pas një kontribut të shumëvlerësuar për arkeologjinë shqiptare e veçanërisht për rajonin e Sarandës.

Kosta Lako lindi në vitin 1949 në qytetin e Sarandës. Ai ka lene pas mjaft kontribute profesionale, intelektuale e qytetare. Kosta Lako ka drejtuar per nje kohe te gjate ekspeditat e gërmimeve arkeologjike në Butrint, si dhe në Sarandë, Delvinë, Finiq, Shijan, Bajkaj etj.

Për vite me radhë ka qenëbashkepunëtor shkencor dhe pergjegjës i Bërthamës Arkeologjike të Sarandës. Kontribut i veçantë shkencor i tij është studimi për qytetin antik të Onhezmit, me të cilin mbrojti disertacionin shkencor, si dhe studimin e sinagogës hebraike të Sarandës dhe Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Ai ka marrë pjesë dhe ka drejtuar disa ekspedita me arkeologë shqiptarë e të huaj.

20 vitet e fundit punoi në Muzeun Arkeologjik të Akropolit në Athinë. Emri dhe autoriteti i tij shkencor është bërë i njohur përmes shumë artikujve shkencorë, brenda e jashtë vendit.

Sinagoga e Sarandës/ Si u shkatërrua kompleksi i rrallë? - Konica.al

Në janar 1972 fillon punën si mësues në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”. Në tetor 1975 fillon punën në Muzeun Historik të rrethit. Më 1976 me krijimin e Bërthamës Arkeologjike të rrethit, kalon arkeolog.

Në vitet 1975-1976 drejton gërmimet arkeologjike në Butrint, sektori C.

Në janar 1981 deri në vitin 1995, emërohet bashkëpunëtor shkencor dhe përgjegjës i Berthames Arkeologjike Sarandë.

Ka mbrojtur disertacionin për gradën “Doktor Shkencash me temë: “Qyteti i Onhezmit në antikitetin e Vonë”.

Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë anëtar i stafit të ekspeditës së përbashkët shqiptaro-greke të zhvilluar në Butrint.

Në vitin 1997 si shumë intelektuale emigroi në Greqi dhe punoi në Muzeun Arkeologjik të Akropolit deri ne vitin 2017 ku doli ne pension.

Ka botuar shumë artikuj shkencor brenda dhe jashtë vendit, ku ka pasqyruar me nivel shkencor punën dhe zbulimet e Tij në gërmime.

Ai u nda nga jeta kur kishte ende shumë për t’i dhënë shkencës së arkeologjisë dhe vendlindjes së tij, Sarandës.///

error: