Një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar rreth orës 14:33 të së mërkurës në qarkun e Shkodrës.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër 2 km larg Koplikut.
Lëkundja e tokës është ndjerë në zonat e qarkut të Lezhës e deri në Tiranë. Kjo është lëkundja e tretë e tokës për ditën e sotme afër Koplikut.
Në mëngjes u raportuan dy lëkundjet e para me magnitudë 3.4 dhe 4.1 ballë./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI