Në krye të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë është emëruar së fundi Nasip Hoxha, me formim oficer dhe eksperiencë të fundit nga ish Institucioni i Paraburgimti në Sarandë.
Emërimi në këtë post të rëndësishm i Hoxhës, është bërë nga kryebashkiaku Oltion Çaçi, në kuadër të nevojës kritike për të menaxhuar më mirë se deri dje mbrojtjen e territorit.
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit merr masat vendos për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Ai vendos gjoba, sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale, personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit të kundërligjshëm, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të ndërtimit;.
Ky inspektoriat vendos gjithashtu pezullimin e punimeve/ndërtimeve në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit .Inspektoriati i mësipërm ka kompetencë ligjore te vendosë edhe prishjen e ndërtimit të kundër-ligjshëm; të përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi; etj,.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade