SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Në lulishten “H.Tahsini” vendoset një obelisk në vend të varrit monumental të poetit Bilal Xhaferi/

Në Sarandë, në lulishten “H.Tahsini” vendoset  një obelisk në vend të  varrit monumental të  poetit Bilal Xhaferi/. Vepra artistike ka për autor skulptorin Idriz Balani.

Lidhur me simboliken e vepres e cila është e llojit obelisk skulptori u shpreh per Radion “Saranda ” se :Ajo i referohet kontributeve të poetit Bilal Xhaferi; konceptuar si një ngrehinë vertikale që simbolizon krahun e  shqiponjës dhe në tri faqet poliedrike të saj publikohen titujt te veprave, shënjimi se ketu prehen eshtrat e poetit ardhur nga Amerika si dhe në një faqe, është gdhendur pema e jetës . ulliri me vargje nga poezia e njohur e tij, “Toka Çame”.

Obelisku kushtuar poetit Bilal Xhaferi në lulishtene  “Hasan Tahsini” buzë detit në Sarandë, ndodhet në krah të shtatores së dijetarit dhe filozofit të shquar shqiptar, Hasan Tahsini.

Memoriali i mëparshëm për Xhaferin në Sarandë, në një nga vendet më të ekspozuara të qytetit turistik, i ngritur pas viteve ’90  si strukturë mermeri në një varr monumental, ka patur kritika të përsëritura si vepër e kapërcyer qe duhej të zëvendësohej nga një tjetër më e arrirë./

Obelisku i Bilal Xhaferit është vepra e dytë e skulptorit durrsak Idriz Balani, pas bustit të Hillary Klinton, pak vite më parë, sërish në një lulishte të qytetit bregdetar.////

error: